(VIDEO) VMRO DO TË DORËZOJË NË KUVEND NISMËN PËR SHKARKIMIN E FILIPÇES


Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë në Kuvend propozim-vendim për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ata thonë se ky propozim vjen si keqmenaxhimie krizës shëndetësore e cila sipas tyre kulminoi me tragjedinë e zjarrit në Tetovë. Koordinator i grupit parlamentar Antonio Milloshovski, sqaroi se ky propozim për shkarkim është i ngjajshëm me atë që para disa viteve patën dorëzuar grupi parlamentar i LSDM-së dhe PSDP-së.

Antonio Milloshovski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së

“Ky propozim bazohet në nenin 68 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që është i ngjajshëm me propozim vendimin që më 25 tetor të vitit 2013, e patën dorëzuar ata që sot po e kritikojnë, respektivisht grupi parlamentar i LSDM-së dhe PSDP-së, të cilët në bazë të këtij neni kanë dorëzuar propozim për shkarkim, me të njejtën normë kushtetuese”

Baby Boo