(VIDEO) VDES NJË FËMIJË DY VJEÇAR NË KLINIKËN E SHKUPIT, DETAJE NGA RASTI TRAGJIK


Një fëmijë dy vjeçar ka ndërruar jetë pas infektimit me bakterien “Niseria Meningitis” që ka shkaktuar gjendjen “Sepsa” ose helmimin e gjakut dhe gjithë trupit. Për vetëm 24 orë pasi që fëmija ishte shtruar në klinikën infektive në Shkup, virusi ia kishte përshkuar gjithë organet e trupit, pasi sistemi mbrojtës i trupit në vend se ta mbrojë, e ka sulmuar trupin shkaku i bakteries. Siç shpjegoi mjekia Milena Stevanoviç nga Klinika për Sëmundje Infektive, kjo është një gjendje shumë e rrallë që e shkakton bakteria “Niseria Meningitis”, dhe ka një nivel shumë të lartë të vdekshmërisë, pavarësisht terapive për të mbajtur në jetë pacientin.

Milena Stevanoviç, mjeke në Klinikën Infektive

“Fëmija është dërguar fillimisht në klinikën pediatrike në Prilep, por pasi ka nisur terapia dhe pas sygjerimit të infektologut, është dërguar në klinikën tonë. Menjëherë pasi është është sjellë tek ne, e kemi shtruar në repartin intensiv dhe i kemi bërë analizat e nevojshme mikrobiologjike. Ka filluar edhe trajtimi intensiv, por sëmundja, që ka një rrjedhë shumë të shpejtë, shkaktoi atë që nuk e dëshiron askush, epilog me vdekje në ora 18 e 15 minuta”

Sipas mjekes, sëmundja ka marrë hov duke qenë fëmija plotësisht i shëndoshë. Kjo pasi simptomet shumë shpesh nuk janë të dukshme, sidomos tek fëmijët në moshë nën 4 vjeç. Pasi që fillon sëmundja, përhapet me shpejtësi të madhe dhe në shumicën e rasteve ka epilog vdekjen. Mjeku Vlladimir Mikiq nga Instituti për shëndet publik thotë se pasi që e kanë vërejtur këtë dukuri, i kanë marrë të gjithë masat e nevojshme sipas protokollit, për të parandaluar trasmetimin e bakteries.

Vlladimir Mikiq, Instituti për shëndet publik

“Sipas protokollit. Menjëherë pasi që është ngritur dyshimi për këtë sëmundje meninkine tek fëmija, infektologu në Prilep e ka njoftuar infektologun rajonal. Më pas, ekipet kanë dalë në terren duke vepruar sipas protokollit për kësi lloj situatash. Kjo domethënë se është bërë dezinfektim në të gjithë vendet ku fëmija ka patur kontakte të afërta, duke përfshirë edhe personat që janë kujdesur për të, makina me të cilën është transportuar dhe vendi ku është shtrirë në spital”

Epidemiologët në mënyrë shtesë do të bëjnë kontrolle dhe dezinfektim edhe në shtëpinë e vajzës në Prilep, për të parë nëse virusi qëndron ende, edhe pse në shumicën e rasteve ky virus paraqitet në raste individuale.

Vlladimir Mikiq, Instituti për shëndet publik

“Kjo sëmundje meninje transmetohet me kontakt të afërt, që domethonë se personi i infektuar që e bart bakterien në hundë dhe fyt, nëse teshtin ose kollitet në afërsi të ndonjë personi të ndjeshëm, mund ta infektojë. Kjo sëmundje nuk transmetohet tek dikush tjetër nëse qëndron në të njëjtin vend ku ka qëndruar personi i infektuar”

Mikiq shpjegoi se kjo sëmundje është gjendje tejet e rrallë në Maqedoni. Sidomos në këtë formë të “Sepsas” sikurse është paraqitur tek fëmija, pra kur sistemi imunitar i trupit reagon kundër bakteries, por në fakt e lëndon vetë trupin. Në Maqedoni kjo sëmundje ka nivel shumë të ulët. Vetëm në vitin 2004 janë regjistruar më së shumti raste të infektimit, gjithësej 9. Familjarët nuk kanë lejuar që të bëhet obduksioni i fëmijës së ndjerë pasi që shenjat e vdekjes kanë qenë të qarta. Fëmija kishte jetuar jashtë shtetit, dhe në Maqedoni kishte ardhur gjatë muajit të kaluar, për pushime, dhe sipas të gjitha gjasave, është infektuar në Maqedoni.

 

Baby Boo