VIDEO: Ushtria izraelite fillon pushtimin e Gazës me buldozerë dhe tanke në mes të natës, publikohen pamjet


Forcat tokësore izraelite kryen një inkursion relativisht të madh në Rripin e Gazës gjatë natës, raporton Reuters, duke cituar radion ushtarake izraelite.

Operacioni kishte për qëllim sulmin ndaj pozicioneve të Hamasit, tha radio ushtarake, dhe raportohet se ishte më i madh se sulmet e mëparshme tokësore.

Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) konfirmuan sulmin në veri të Gazës dhe deklaruan se ishte një përgatitje për fazat e ardhshme të betejës, shkruan Index.hr.

Baby Boo