(VIDEO) SHTETI I DEL NË NDIHMË PLAKUT NGA TANUSHA, 80-TË VJEÇARIT I RIKTHEHET BUZËQESHJA


E lamë në mëshirën e njerëzve bamirës dhe në mirësinë e bashkëfshatarëve, por ndihma erdhi nga shteti.
Pasi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, MillaCaroska,e pa storien, kërkoi që urgjentisht shërbimet e qendrës sociale të merren me rastin.
Në veturën e cila po i afrohet shtëpisë së axhësXhemail në Tanushë, janë zyrtarët e Ministrisë së Punëve Sociale. Ata sapo morën informacionet për Xhemailin, menjëherë kërkuan zgjidhje.

Qendra për Punë Sociale, menjëherë pasi e pa kronikën në TV21 e cila ishte e transmetuar gjatë fundjavës, menjëherë të hënën filloi të punojë në rastin që ka të bëjë më Xhemailin i cili ka 80 vjet dhe jeton vet në Tanushë. Mund të them se kemi qenë efikas dhe menjëherë të hënën na informuan se ka vend dhe se personi do të pranohet., deklaroi Natasha Stajoneviç, drejtoreshë e Qendrës për punë sociale në Shkup.
Sapo na pa që u kthyem, u shfaq edhe buzëqeshja në fytyrën e lodhur të axhës Xhemail.
Përfaqësuesit e Qendrës Sociale të Shkupit po ia shpjegojnë kushtet dhe idenë e tyre.Atij i pëlqeu.

Me këto fjalë e aprovoi dhe më pas e nënshkroi dokumentin, me të cilin pranon që të transferohet në qendrën për strehimin e të moshuarve në Kumanovë. Ato pak rroba që i kishte, komshinjtë ia kishin bërë gati, por edhe pse të gëzuar se tani do të ketë kush të kujdeset për Xhemail, nuk duronin dot pa lëshuar lot.
Atje kujdesen më mirë…
Po të dhimbset
Erdhi koha që të largohet nga vendi, ku në 7 vitet e fundit e kaloi kohën i vetmuar, por çelësin nuk po e len sepse këtyre dy dhomave gjithmonë do ju thotë shtëpi.

Ekipi i Shtëpisë së Pleqve, “ZafirSajto” e mirëpriti axhën Xhemail… Ai nuk ka nevojë më të ecë pa këpucë, sepse karroca ishte gati për të.
Unë po shkoj…
Ma bën hallall
Me të mira, unë përsëri vijë në vizitë.
Për vetëm 3 ditë u zgjidh situata e rëndë 7 vjeçare e axhës Xhemail, e nga ministria bëjnë apel që secili që ka dijeni për raste të tilla, të informoj qendrën sociale.

Baby Boo