(VIDEO) Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, pavarësisht asimilimit ende janë gjallë


Për shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë madje po flitet pak. Të lënë anësh, nën presion të vazhdueshëm dhe përballë skemave përçarëse me shqiptarët myslimanë, shumica u asimiluan, duke krijuar një identitet artificial e të largët nga ai i vërtetë shqiptar.

Fshatra, që dikur flisnin gjuhën e tyre, sot janë braktisur apo janë asimiluar. Megjithatë, gjurmët janë ende aty.

Ata u asimiluan duke krijuar një identitet tjetër nga ai shqiptar, e duke u deklaruar në masë dërrmuese maqedonas.

Reka e Epërme, jo larg Dibrës së Madhe, dhe dikur pjesë e natyrshme e saj, ka pasur fshatra të shumta, të cilët, sipas të dhënave të kohës së Perandorisë Osmane, por edhe ato më të vona, në masën 80 për qind banoheshin nga shqiptarë të besimit ortodoks dhe atij mysliman.

Presioni i vazhdueshëm, dhuna në ndryshimin e mbiemrave, shkollimi i detyrueshëm vetëm në gjuhën sllave, e më pas edhe joshja me mënyra të ndryshme, çuan në një proces asimilimi dhe largimi masiv, publikuan kohë më parë mediat shqiptare.

Megjithatë, historia e tyre është një udhëtim mes rrënjëve shqiptare të komunitetit shqiptar ortodoks të Maqedonisë.

 

Baby Boo