VIDEO/ Shkoi me pushime në Ksamil, 43-vjeçari nga Burreli bën zhytje të gabuar, thyen shtyllën kurrizore


Shkoi për pushime, por një 43-vjeçar nga Burreli përfshihet në një aksident të rëndë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se Defrim Valteri, teksa kishte qenë me pushime në Ksamil ka bërë një zhytje të gabuar në det, duke hasur me rënën e për pasojë ka thyer shtyllën kurrizore. Sipas shpjegimit të bluzave të bardha, 43-vjeçari ka pësuar ‘Frakturë me luksacion vertebra c4-c5 cervikale me pareze të plotë të anësive të sipërme dhe të poshtme”.

zetarja Shpersa Dine raporton për ‘BalkanWeb’ se pas ndihmës së parë që i është dhënë të plagosurit në Ksamil në orën 16:45 ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Deri më tani nuk dihet gjendja e të plagosurit, ndërsa detaje të reja pritet të zbardhen.

Baby Boo