VIDEO/ Sharlatani i Preshevës sillet keq me gazetarët: Sa vjet i ke ti?

Kryetar i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka tentuar ta ofendojë një gazetar në Prishtinë.

Baby Boo Tinex

Arifi, deputeti Ragmi Mustafa, kryetari i Bujanovcit Shaip Kamberi dhe përfaqësues nga Lugina janë takuar sot me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në zyrën e këtij të fundit në Prishtinë.

Pas takimit në një konferencë për media Arifi bashkë me kolegët dhe Thaçin shpalosën idenë e një rezolute për këto tri komuna me shumicë shqiptare që janë në Serbi.

Por Arifit nuk i ka pëlqyer pyetja e gazetarit kur ka pyetur nëse kjo ide për bashkimin e Luginës me Kosovën është e tyre apo e presidentit të Kosovës.

Ai fillimisht e ka pyetur gazetarin për moshën e tij por edhe duke tentuar t’i jap leksione se si duhet të ketë nivel për të kuptuar inteligjencën e dikujt tjetër.
“Sa vjeçar je? Duhet me pas një nivel për të kuptuar inteligjencën e dikujt a e ka bërë diçka vet apo nuk e ka bërë diçka vet, të lutem nëse dëshiron me na e ofendua inteligjencën nëpërmjet asaj se dikush na e ka përgatitur këtë edhe kemi me nënshkruar edhe hajt atëherë unë nuk po di ku jemi”, ishte përgjigja e Arifit.

Restorant Lumare