VIDEO/ Rusët rrëmbejnë kryebashkiakun ukrainas, Zelensky: Ky është krim lufte dhe terrorizëm


Presidenti Volodymyr Zelensky thotë se forcat ruse kanë rrëmbyer Ivan Fedorov, kryebashkiakun e Melitopol.

Pamjet e shpërndara nga zyrtarët në zyrën presidenciale duket se tregojnë disa të armatosur që shoqërojnë një kryebashkiakun nga një ndërtesë në qendër të qytetit.

Parlamenti i Ukrainës thotë se një çantë ishte vendosur mbi kokën e Fedorovit, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar se rrëmbimi përbën një krim lufte.

VIDEO Zelenskyy e barazoi rrëmbimin me veprimet e “terroristëve të ISIS” dhe tha se forcat ruse “kanë kaluar në një fazë të re terrori”.

Baby Boo