Video: Ramën e presin me midhje, ja si e shton shpejtësinë eskorta para protestuesve


Kryeministri Edi Rama, prej kohësh ka nisur turin e llogaridhënies në të gjithë Shqipërinë, tur që është karakterizuar nga jo pak protesta.

Kjo ka ndodhur edhe gjatë vizitës së sotme në Sarandë.

Mësohet se protestuesit nga PD dhe FRPD-ja e Sarandës dhe Delvinës e kanë pritur kryeministrin tek ura e Gajdarit.

Ata mbanin pankarta dhe thërrisnin kundër qeverisë ndërsa raportohet të kenë qëlluar në drejtim të tij edhe me midhje.

Në momentin që kanë kaluar para protestuesve, makinat që shoqërojnë eskortën e kryeministrit kanë shtuar edhe më shumë shpejtësisë.(FAXWEB.AL)

Baby Boo