(VIDEO) QEVERIA MASA SHTESË PËR SUBVENCIONIMIN E PAGËS MINIMALE


Qeveria ka miratuar një masë të re për të mbështetur rritjen e pagës minimale në sektorin privat, tani mbi 12 mijë denarë. Me vendimin e miratuar në mbledhjen e fundit, Qeveria do të subvencionojë kompanitë me 30 përqind nga shuma me të cilën rritet paga për të punësuarit të cilët aktualisht marin 12 mijë denarë, ndërsa rritja e pagës që do të mbështet mund të arrijë deri në 18 mijë denarë.
Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë
“Nëse një i punësuar ka pagë minimale 12 mijë denarë, punëdhënësi ia rrit për 3000 denarë, i punësuari në fund to ë ketë pagë prej 15 mijë denarë. Nga shuma prej 3000 denarë, Qeveria subvencionon 30 për qind. Kjo është diçka që vlerësuam se duhet ta theksojmë sepse do të shkojmë më lartë me rritjen e gjitha pagave në Republikën e Maqedonisë”

Në konferencën e sotme Qeveria njoftoi poashtu se së shpejti do të fillojë edhe me sistematizimin e grupit të dytë prej rreth 700 nëpunësve administrative të cilët nuk u sistematizuan në fazën e parë. Nga ana tjetër grupi I parë prej mbi 900 administratorëve u tha se janë në fazën e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe dokumenteve të tjera me institucionet në të cilat do të sistematizohen dhe së shpejti do të publikohet numri i saktë i nëpunësve që janë sistematizuar dhe atyre që kanë refuzuar të nënshkruajnë kontratat.
Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë
“Pas miratimit të vendimit për sistematizim të grupës së parë të personave që janë pranuar në këtë program 958 nëpunës administrative kanë filluar procedurat për realizimin e këtij vendimi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Institucion kompetent për zbatimin e këtij vendimi është Sekretariati për implementimin e marrëveshjes së ohrit dhe janë nënshkruar pëlqimet fillimisht nga ana e administratorëve për sistematizim, tani jemi në fazën e nënshkrimit të kontratave në mes institucioneve. SIOFA në bashkëpunim me institucionet e tjera, është në fazën e përgatitjes së grupës së dytë që do të sistematizojë edhe personat të cilët veçmë nuk janë paraparë në grupin prej 958 personave”
Këto deklarata u bënë gjatë konferencës për shtyp të thirrur nga ministri për transparencë dhe komunikim me opinionin, Robert Popovski, i cili promovoi hulumtimin e realizuar nga organizata Metamorfozis dhe në të cilin Qeveria e Maqedonisë është vlerësuar me nivelin më të lartë të transparencës në rajon.

 

Baby Boo