Video qesharake e goditjes së penalltisë që ka ngritur dyshime për shitje të ndeshjes


Një skuadër futbolli në Nigeri është akuzuar për trukim të ndeshjes pas një goditje të çuditshme penalltie. Finalja e ‘Ogun State FA Cup’ mes Remo Stars dhe Ijebu United të enjten vazhdoi me penallti. Në një video që është përhapur masivisht në Tëitter, goditjet e disa penalltive ishin tepër të dyshimta.

Në njërën prej tyre, portieri i Remo Stars nuk bëri asnjë përpjekje për të pritur penalltinë, duke mos lëvizur fare nga vendi dhe shikonte topin që shkonte në rrjetë. Situata u bë akoma më shumë e çuditshme në gjuajtjen e radhës nga futbollisti i Remo Stars, që në goditjen nga pika e 12-metërshit e dërgoi topin pranë flamurin të këndit. Një komentator i ndeshjeve në Nigeri, Ibukun Aluko, shkroi në Twitter: “Nëse kjo nuk është trukim i ndeshjes, atëherë nuk e di se çfarë është”. /tvklan.al

Baby Boo