(VIDEO) PROTESTUESIT SULMOJNË VETURËN DIPLOMATIKE PARA KUVENDIT


Protestuesit para Kuvendit shkaktuan incident me një veturë diplomatike, duke e qëlluar atë me grushta. Sjellja e këtillë e protestuesve dhe goditja ndaj veturës diplomatike erdhi pasi vetura doli nga parkingu i Kuvendit dhe po largohej.

Protestuesit e irrituar vazhdimisht po godisnin automjetin diplomatik edhe pse ai po largohej, ndërsa që të përfundojë ky incident duhej ndërhyrja e policisë.

Protestuesve po ashtu ju pengonte edhe puna e gazetarëve. Sipas tyre nuk duhet të inçizohet asgjë që nuk është e planifikuar në protestë.

Protestuesja: Çfarë filmoni?

Gazetari: Zonjë me mua, me mua, unë jam gazetari

Protestuesja: Cila firmë jeni?

Gazetari: TV SHENJA.

Protestuesja: Por pse po filmoni, kë po filmoni? Me qëllim i nxirrni?

Gazetari: Zonjë, ne jemi media, ne e bëjmë punën tonë.

Protestuesja: E di se jeni gazetarë, vajza ime është gazetare. Cirkuset i bëni Ju me qëllim.

Protestuesi: Nuk keni legjitimim, nuk keni asgjë, si jeni media?

Gazetari: A është në rregull tani?

Protestuesja: Do tju paraqes, kjo nuk është në rregull. Cirke vetëm dëshironi?

Gazetari: Na paraqisni, lirisht na paraqisni.

Protestuesja: Nëse dëshironi qëllimi tonë ta shikoni, atje filmoni dhe jo këtë që ndodh këtu.

Gazetari: Ne e bëjmë punë tonë, Ju bëni punën tuaj!

Protestuesja: (prek kameran me dorë) ja cirket po i filmoni, ja nuk keni për të filmuar më.

Gazetari: Mos e prekni kamerën zonjë.

Incidenti i këtillë ndodhi rreth gjysmë ore pasi Kuvendi ratifikoi për herë të dytë marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, ku para Kuvendit kishte vetëm disa dhjetra protestues.

Baby Boo