Video: Profesioni i rrallë i 62-vjeçares shqiptare


Ajo është ndër të rrallat gra që punojnë si elektroaute. Që në të 20-tat e saj, ajo kishte vendosur të zgjidhte pikërisht këtë profesion dhe prej 42 vitesh e ushtron atë. Historinë e saj, Vasilika Rrapi e ka rrëfyer në emisionin e Rudina Magjistarit.

Në gjithë këto vite ajo ka arritur të jetë më e kërkuara në fushën e punimit të elektromotorëve falë dedikimit dhe studimit të tyre. Ajo tregon se nuk do ta ndërronte këtë profesion me asnjë tjetër, edhe pse është e apasionuar pas artit dhe leximit.

“Ardhja deri në këtë repart që punoj unë starton në vitin 1975, pasi mbarova shkollën Elektrike. Babai im më thoshte se do të më jepte zanat. Me një pincë dhe një kaçavidë më thoshte hanë bukë. Ai më kërkoi të vazhdoja këtë shkollë dhe unë plotësova dëshirën e babait. Po të ishte gjallë sot, ai do të krenohej me mua. Pasi u martova u integrova në jetë dhe bashkë me tim shoq luftuam për këtë zanat. Unë do punoj derisa t’më punojnë këmbët dhe duart”, tha Vasilika.

E vetëdijshme se të rinjtë po largohen gjithnjë e më shumë nga profesionet artizanale, Vasilika drejtoi edhe një thirrje për ta: “Dua t’i bëj një thirrje shumë të madhe rinisë. Rruga më e drejtë dhe më e ndershme dhe më e mirë për të fituar para është duke punuar”.

Baby Boo