VIDEO/ Policia, studenti Gafur Ceka nuk është i dyshuar për vrasjen e Sazdovskit


Studenti nga Kërçova me studime në Shkup, Gafur Ceku nuk është i dyshuar për vrasjen e tifozit të Komitave, Nikolla Sazdovki, ashtu siç kanë transmetuar disa media në gjuhën maqedone, pre e të cilave kanë rënë edhe disa media në gjuhën shqipe.

Portali Infomaks ka publikuar identitetin e tre shqiptarëve si vrasës të Sazdovskit duke u thirrur në postin e fesjbukut të njërit prej liderëve të tifozëve të klubit të fudbollit Vardar, Luka Aleksandrov, i cili përveç se fton qytetarët të mbajnë zi për viktimën, hapur kërcënohet se do të hakmirret.

Policia ka ftuar mediat të mos akuzojnë rrejshëm njerëz të pafajshëm në rrjetet sociale sepse vrasja e Sazdovskit është zbardhur tërësisht, të dyshuarit janë identifikuar dhe dy prej tyre janë në paraburgim, ndërsa merren masa për ndalimin edhe të dyshuarit të tretë.

Lidhur me kërcënimet e Aleksandrovit ndaj të dyshuarve, zëdhënësi i policisë Toni Angelovski njofton se tashmë rasti është proceduar në departamentin e krimeve kompjuterike për të konstatuar përgjegjësinë e kërcënuesit.

Stduenti Ceka sot ka kërkuar ndihmnë nga Almakos për t’u mbrojtur nga spekulimet në mediat e papërgjegjshme, të cilat lajmet e tyre i bazojnë në postime në fejsbuk ose duke i kopjuar prej portaleve tjera duke mos bërë as përpjekjen më të vogël për të provuar faktet, pavarësisht se kjo mënyrë jopreofesionale e raportimit mund të shkaktojë pasoja të paparashikueshme.

Ceku në prononcimin e tij hedh poshtë të gjitha akuzat e mediave se është i përfshirë në vrasjen e Sazdovskit.

“Unë Gafur Ceku nuk jam sulmuesi i të riut Nikolla Sazdovski. Persona të panjohur dhe portale në gjuhën maqedonase kanë publikuar fotografinë time dhe emrin tim dhe më kanë akuzuar për vrasje”, ankohet Ceku.

Ai thotë se fizikisht nuk ka mundur të jetë i përfshirë në rrahjen e viktimës sepse jeton në Kërçovë.

Në njoftimet zyrtare të policisë, inicialet e Gafur Ceka nuk janë përmend në asnjë rast, si i dyshuar i vrasjes, por ka pëmend inicialet e personave B.B. J.L. dhe S.D.

Baby Boo