VIDEO-Polici hero/ Gruaja tenton të mbytet dy herë në det, ai e shpëton


Jemi mësuar që policia të na krijojë idenë e rreptësisë dhe rregullave strikte që ndonjëherë nuk na pëlqejnë, por ata janë heronjtë e përditshëm në punën që bëjnë. Këtë e ka vërtetuar më së miri një efektiv i patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë i cili ka shpëtuar një grua e cili kishte tentuar të vetëmbytej në det.

Patrulla që kryenin shërbimin në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë, kanë konstatuar gruan që ishte futur në ujë dhe po lëvizte në drejtim të thellësisë së detit.

Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital.

Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët. Punonjësit e Policisë e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Baby Boo