VIDEO/ Plazhi i Durrësit i mbushur me pushues këtë të diel: Ja çfarë thonë për kushtet


Në këtë të nxehtë të gjithë vrapojnë në det. Durrësi akoma po përgatitet për sezonin veror, por pushuesit kanë mbërritur aty. Plazhi ndër destinacionet kryesor të turizmit familjar dhe elitar është mbipopulluar për fundjavë.

Të ardhur nga vende të ndryshme, të gjithë, të vegjël e të rritur po shijojnë diellin, detin dhe rërën. Qetësia e këtij fillim sezoni por edhe permirësimi i shërbimeve turistike i sjell vizitorët këtu.

“Kushtet janë të mira. Deti është i pastër. E mendoja më keq, por shumë mirë”.

Durrësi ka çfarë ofron, ndaj pushuesit thonë se e fusin tek destinacionet e tyre për t’u vizituar.

“Sivjet na duket shumë më pastër se çdo herë”.

Krahas plazhit tradicional të Durrësit edhe destinacione të tjera turistike si Golemi, Gjiri i Lalëzit, Currilat etj, janë frekuentuar masivisht.

Baby Boo