(VIDEO) PAPANDREU: MAQEDONIA E VERIUT MUND TË BËHET ALEAT I FORTË I GREQISË


Ish kryeministri grek, Jorgos Papandreu, vlerëson se Maqedonia e Veriut tani mund të jetë një ndër aleatët kyç të Greqisë në rajon. Ai në një intervistë për televizionin ERT, ka thënë se vendi mund të mbështetet tek Greqia, dhe Athina do ta ndihmojë vendin dhe gjithë Ballkanin Perëndimor, në rrugën drejt anëtarësimit të tij në Bashkimin Evropian.

Jorgos Papandreu, ish kryeministër i Greqisë
“Besoj se Maqedonia e Veriut do të ishte njëri ndër aleatët tanë themelor në rajon. Do të dëshironte që të mbështetej tek Greqia, në lidhje me rrjedhën e saj, pa dallim se a ka të bëjë me rrjedhën evropiane apo ekonomike apo të mbrojtjes. Ndërsa kjo do të kontribuoj që Greqia të  luaj rolin e saj të natyrshëm, të tërheq Ballkanin Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe sigurisht të kontribuoj në bashkëpunim më të gjërë ballkanik, sepse Ballkani mbetet Ballkan për shumë tema dhe ekzistojnë akoma çështje serioze që nuk janë të zgjidhura”.

Duke folur për Marrëveshjen e Prespës, ai tha se qeveria greke nga njëra anë ka sjellur vendim të guximshëm dhe nga ana tjetër ka drejtuar edhe kritika sepse nuk është munduar të arrijë konsensus më të gjërë, që është shumë i rëndësishëm për cilën do marrëveshje. Në atë rast, ka shtuar ai, çdonjëra prej partive do të gjindej para përgjegjësisë, posaçërisht Demokracia e Re, dhe kjo do të ndihmonte edhe në negociatat që do zhvilloheshin.

Jorgos Papandreu, ish kryeministër i Greqisë
 “Shpresoj se partitë nuk do ta shfrytëzojnë, të keqpërdorin, të instrumentalizojnë çështjen maqedonase, siç ishte rasti para marrëveshjes, sepse në thelb, fillimisht nuk duhej të ndajnë popullin grek, sepse kjo është akoma më e keqe, sepse kemi shumë çështje të mëdha për ballafaqim edhe në nivel ndërkombëtar, por edhe brenda. Së dyti, duhet të shfrytëzojmë marrëveshjen, çështjet pozitive nga marrëveshja për të ulur anët e mundshme negative. Sigurisht, të mos ekzistojnë irridentizmi, sigurisht të krijojmë raporte të mira, por jo vetëm në shkallë liderësh, por në ekonomik, kulturë, në kontaktet e përditshme të qytetarëve, në diplomacinë e qytetarëve”.

Papandreu tha se sa i përket çështjes maqedonase, pozita e tij është e njohur dhe se çdoherë ka luftuar që të gjindet një zgjidhje për kontestin e emrit mes dy vendeve.

Baby Boo