Video/ Oficeri i policisë: Djali i deputetit përdhunoi të renë, Taulant Balla e nxori nga qelia


Oficeri i policise në Fushë Krujë, Emiljano Nuhu ka rrëfyer ditën e sotme për gazetarin Basir Çollaku në lidhje me hetimin e zhvilluar nga ai, për përdhunimin e Xhensila Malokut nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.

Në intervistën e transmetuar në Shijak TV, Nuhu ka treguar se, kreu i grupit parlamentar të PS-së deputeti Taulant Balla ka ardhur e ka liruar nga Komisariati i Fushë Krujës djalin e deputetit, ndaj të cilit ishte prerë fletë arresti.

Nuhu ka treguar gjithashtu edhe se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtu.

https://www.facebook.com/shijaktv/videos/461773210980309/

Nuhu ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me përdhunimin e të resë ndërsa ka implikuar edhe vëllain e deputetit Balla, i cili sipas tij i ka vënë pistoletën në kokë oficerit të policisë

Gazetari: Përshëndetje!

Emiljano Nuhu: Përshëndetje, si jeni?

Gazetari: Uroj të jeni mirë më gjithë vështirësitë, sikletet dhe situatat që po kaloni.

Emiliano Nuhu: Shumë faleminderit!

Gazetari: Jeni një oficer policie, kur ka nisur karriera juaj dhe kush janë sektorët kryesisht që keni punuar në Policinë e Shtetit?

Emiliano Nuhu: Unë kam rreth 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe mbaj aktualisht gradën e nënkomisarit. Në këto dhjetë vjet, 6 vjet kam punuar në sektorin e agjentëve të mbulimit dhe infiltrimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2 vjet i kam në sektor të rendit dhe pjesën tjetër kam në Vlorë si oficer i policisë gjyqësore te krimet e rënda, në sektorin e Krimeve të Rënda. Në vitin 2017-2018 kam punuar si oficer i policisë gjyqësore në stacionin e policisë Fushë Krujë.

Gazetari: Dhe ky ka qenë ndoshta edhe momenti i fundit i punës tuaj? Deri tani së paku.

Emiliano Nuhu: Deri në datën 15 gusht me urdhër të drejtorit të përgjithshëm zotit Ardi Veliu unë jam transferuar brenda ditës në drejtorinë e Beratit.

Gazetari: Si erdhi ky transferim nga Durrësi në Berat? Cilat ishin arsyet e këtij transferimi sipas asaj që ju dini?

Emiliano Nuhu: Arsyeja… Ka disa arsye. Një nga arsyet është që me transferimin tim bëhesh e mundur ndërprerja e dosjes numër 372 që është në ngarkim të djalit të deputetit Rahman Rrahja i cili quhet Rexhep Rrahja. Duke më transferuar mua ndërpriteshin hetimet dhe i mundësonte atij për prishjen e provave.

Gazetari: Ndërpriteshin hetimet nga ana juaj por mund t’i merrte dikush tjetër …

Emiliano Nuhu: Nga ana ime, por oficerët e tjerë nuk e kan marr përsipër asnjëherë të hetonin këtë dosje prandaj erdhi tek mua.

Gazetari: Pra, ti ishe problemi në këtë rast?

Emiliano Nuhu: Unë isha problemi se qëkur filloi në datën 21 që filloi hapat e para, që kur u bë kallzimi. Kallzimi është bërë në datën 21 në komisariatin numër 3.

Gazetari: Në korrik?

Emiliano Nuhu: Po. Në korrik. Në 21 korrik 2018

Gazetari: Në korrik nisën edhe telashet për ju le të themi.

Emiliano Nuhu: Po po. Në 21 korrik të vitit 2018 nisi e gjithë historia. Kur shtetasja Xhensila Maloku nga zona e Niklës së Fushë Krujës ka shkuar në komisariatin numër 3 për të kallzuar shtetasin Rexhep Rrahja.

Gazetari: Dhe objekti i kallzimit?

Emiliano Nuhu: Pasi ky shtetas në datën 19 korrik 2018 rreth orës 17:30 e ka para këtë shtetase duke kaluar tek vendi që quhet Ura e Gjolës në Nikël në zonën e Fushë Krujës e merr, ku e ka ndaluar e ka marrë me force dhe e ka futur tek makina e tij.

Gazetari: E ka marrë me dhunë me një fjalë per ta futur në makinën e tij?

Emiliano Nuhu: Po, e ka futur te makina e tij die duke e goditur me grushta, duke e kërcënuar me armë zjarri. Më pas e ka çuar aty pranë tek një hotel që quhet hotel Boçi…

Gazetari: Po.

Baby Boo