(VIDEO) Ndryshimet ligjore, vështirësi në marrjen e lejeve të drejtimit


Një grup më i madh i të rinjve të moshës 17 vjeçe nga Struga, Ohri dhe rajoni nuk mund të vazhdojnë dhënien e lejes për vozitje.

Auto- shkollat thonë se edhe pse me ndryshimet e Ligjit për siguri në trafik në maj të këtij viti, të drejtë për provim kanë vetëm personat që kanë mbushur 18 vjet, me nenin 90 të këtij ligji, kandidatëve të moshës 17 vjeçe që tashmë e kanë filluar trajnimin, u lejohet përfundimi i tërë procesit.

Dëmin më të madh do ta pësojnë kandidatët që tashmë e kanë përfunduar trajnimin, 47 orë pjesë praktike dhe derisa t’i mbushin 18 vjet, do t’i harrojnë elementet e shkollës dhe do të detyrohen sërish të paguajnë orë për t’i përsëritur njohuritë- thotë Përparim Istrefi- pronar i auto- shkollës, Strugë.

Në ndërkohë, kanë reaguar edhe prindërit e disa kandidatëve.

Ai filloi, i siguroi të gjitha dokumentet, vendimin e mjekut, vërtetimin e shkollës ndërsa e kaloi edhe trajnimin e plotë. Shkuam në Komision, por e anuluan pasi nuk guxojnë të pranojnë persona të moshës 17 vjeçe dhe se duhet të pres derisa t’i mbush 18 vjet- thotë Blerim Çermenika- prind.

Nga auto- shkollat shprehen se nga Ministria e brendshme kanë marrë përgjigje se kandidatët që tashmë e kanë filluar trajnimin mund ta mbarojnë të njëjtën, por se nuk kanë të drejtë të shkojnë në teste. Nga MPB për Alsat shtojnë se personat që kanë përfunduar trajnim para se të mbushin 18 vjet ndërsa nuk kanë filluar dhënien e lejes për vozitje në qendrat e provimit deri në hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore, do t’i japin testet sipas kushteve të parapara me ndryshimet më të reja.

 

Baby Boo