(VIDEO) “MONSTRA”: NË GJYKATË DO TË DËGJOHEN “BOMBAT”


Prokuroria Speciale tha se në paraqitjen e dëshmive të reja nga ana e PSP-së, në seancën e 22 Gushtit do të dëgjohen në gjykatë të gjitha materialet e përgjuara që kanë të bëjnë më këtë rast, të njohura si bombat e LSDM-së.

Pas pushimeve, PSP-ja do t’i aktivizojë “bombat” e paralajmëruara për rastin “Monstra”. Se sa prej tyre do të dëgjohen në gjykatë ende nuk dihet. Kjo do të thotë se për herë të parë opinioni do të ketë mundësi që në gjykatë t`i dëgjojë bisedat që duhet të ndihmojnë që të zbardhet e vërteta.

Krahas këtyre dëshmive, që Zaevi ia ka dorëzuar Janevës, do të bëhet ekspertiza e 31 celularëve, të marrë nga të dyshuarit në ditën e vrasjeve. Çfarë do të tregojnë dëshmitë e reja, pritet të shohim – ka deklaruar avokatja e familjarëve Dafinka Ivanovska. Ajo është ankuar për mënyrën se si funskionon sistemi i drejtësisë.

Edhe pala mbrojtëse me padurim pret publikimin e “bombave”. Ata shpresojnë se këto dëshmi do të jenë në favor të tyre. Në vitin 2015, ish-lideri i opozitës, tani kryeministër Zoran Zaev, pas publikimit të materialeve të përgjuara premtoi se do të publikoj “bombat” për rastin “Monstra” por Kjo deri tani nuk ka ndodhur.

Baby Boo