(VIDEO) LSDM: OPOZITA NUK KA NEVOJË TË KUSHTËZOJ PËR KSHZ-NË

Përmes formimit të KSHZ-së hapet rruga për fillimin e të gjitha proceseve të lidhura me shpalljen e referendumit, i cili nuk është i thjeshtë dhe i shkurtë por shumë i rëndësishëm që i gjithë ky proces të jetë rezultat i marrëveshjes dhe koncenzusit të përbashkët mes qytetarëve. Kështu ka deklaruar sot deputeti i LSDM-së, Hari Llokvenec, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me zvarritjen e formimit të trupit të përkohshëm të KSHZ-së. Llokvenec nënvizoi se kushtet që opozita i vendos janë të papranueshme dhe nuk shkojnë në favor të qytetarëve.

Baby Boo

Hari Lokvenec, LSDM

“Kushti, si kusht i plotësuar çdo ditë me ndonjë tjetër të ri mendoj se është i papranueshëm. Duhet të thuhet qartë në këtë shtet nga shumica parlamentare deri tek të gjithë, se krimi nuk do të amnistohet, se vendosja e kushteve për tu arritur epilog i tillë nuk do të ekzistojnë”.

Lidhur me harmonizimin e ligjeve të cilat janë të rëndësishme për opozitën, deputeti i pushtetit Hari Llokvenec nënvizoi se ata më të rëndësishmit janë harmonizuar, Qeveri sipas marrëveshjes së Përzhinos më nuk figuron se duhet të ketë.

Hari Lokvenec, LSDM

“Kodi zgjedhor dhe ligji për financimin e partive politike janë harmonizuar në tërësi. Le të dalë dikush dhe të thotë se cila pjesë nuk është harmonizuar dhe të flasim për atë. Flisn për ligjin për qeveri dhe përmendet ndonjë qeveri e Përzhinos. Jo vetëm ne këtu, por gjithë qytetarët në Maqedoni ishin dëshmitarë për sjelljen e një vendimi të tillë për vendosjen e një qeverie të Përzhinës.

Sipas deputetit Llokvenec, Qeveria e Përzhinos e ka plotësuar rolin e saj dhe funksionin, me organizimin e dy cikleve zgjedhore. Të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve lokale.

 

Restorant Lumare