(VIDEO) LËNDËT E SPECIALES KALOJNË TEK THEMELORJA KUR TË MBAROJË AFATI I PSP-SË


Edhe pse prokuroria themelore pak ditë më parë konfirmoi se e pranoi kërkesën e kryeprokurores Katica Janeva për transferimin e të gjitha lëndëve të PSP-së në Prokurorinë themelore, deri më tani nuk ka ndodhur asnjë transferim. Për një gjë pajtohen të dyja prokuroritë, lëndët do të vazhdojnë të zhvillohen pa pengesë në fazën në të cilën ndodhen, edhe në rast se ato merren nga një prokuror i ri.

Numri një i Prokurorisë themelore publike, Lubomir Joveski thotë se pas marrëveshjes për detajet teknike dhe marrjen e lëndëve dhe në pajtueshmëri me ligjin, lëndët do të shqyrtohen një nga një dhe do të ndahen nëpër prokuroritë kompetente,  ndërsa statusi i Prokurorëve të PSP-së duhet të zgjidhet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë. Mandati i Prokurorisë speciale përfundon të dielën më 15 shtator, ditë të cilën e përmend edhe kryeprokurori Jovevski, si datë të mundshme për nisjen e transferimit të lëndëve të prokurorisë speciale në prokurorinë publike. Me pikëpyetje mbetet çështja e bisedave të përgjuara ilegalisht. Burime të brendshme të PSP-së thonë se bombat edhe më tej shfrytëzohen si dëshmi në procedurat gjyqësore, sepse ata tashmë janë pranuar në sistemin e Maqedonisë, të vlerësuara si interes publik.

Cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të PSP-së pritet të bëhet e qartë nga dita e nesërme, pasi prokurorët special një ditë më parë  thanë se pas festës do të informojnë për hapat e mëtëjshëm.

Baby Boo