(VIDEO) KU MBETËN PARAT PËR “TRESKËN” ? BEXHETI: PROJEKTI ËSHTË I MADH, NUK VARET VETËM NGA NE


Në janar të këtij viti, qyteti i Shkupit ndau 3 milion denarë për ringjalljen e liqenit Treska.

Pas 8 muajve, nuk është ndërmarr asnjë plan konkret. Ky vend turistik me vite tëra asesi të nisë të funksionojë. Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov, tha se në proces është përpunimi i studimit të duhur dhe se pritet që së shpejti të dalë për kontroll publik.

“3 milionë denarë për Liqenin Treska janë për përpunim të një studimi, i cili do të na mundësojë edhe neve, por edhe Komunës së Sarajit, e cila për momentin menaxhon me Qendrën Rekreative Sportive “Treska”, që ta gjejmë zgjidhjen më të mirë për revitalizimin e saj të tërësishme. Këto para i janë dhënë Komunës së Sarajit. Aq sa e di unë, në proces

është përpunimi i studimit të duhur dhe presim që së shpejti të dalë për kontroll publik”, u shpreh Petre Shillegov Kryetar i Shkupit.

I pari i Shkupit, fjalën ia dha kryetarit të Sarajit të tregoj se ku janë paratë e lëshuara nga qyteti i Shkupit.

“Paralelisht punohet edhe në një studim fizibiliti, por edhe në përgatitjet për sjelljen e Planit Urbanistik, në pajtueshmëri me planet tona zhvillimore. Këto dy gjëra lidhen mes vete dhe presim që në afat sa më të shkurtër… duhet pasur parasysh se jo të gjitha procedurat kryhen nga Komuna e Sarajit dhe nga Qyteti i Shkupit, nevojitet edhe miratim nga shumë institucione të tjera për një projekt aq të madh. Punohet në mënyrë intensive dhe vitin e ardhshëm do të kemi rezultate shumë më të dukshme”, tha Blerim Bexheti Kryetar i komunës së Sarajit.

Për studimin fizibiliti të liqenit flitet me vite. Këtë e thoshte edhe ish kryetari i Sarajit, Bekim Murati. Afatet që janë premtuar për kthimin në funksion të këtij liqeni tashmë disa herë janë kaluar, ndërsa janë bërë 15 vjet që Treska nuk është në përdorim.

Ndonëse në gjendje të tillë, këtë vend qytetarët e shfrytëzojnë vetëm për shëtitje rreth liqenit.

Ndryshe 7 milionë denarë janë ndarë gjithsej nga qyteti i Shkupit, për përgatitjen të projektit për ringjalljen e Liqenit Treska. 3 milion janë në Komunën e Sarajit, ndërsa tjerat do të transferohen në faza të tjera..

Baby Boo