(VIDEO) Kolona e automjeteve të bllokuara në Strazhë: “Dëbora surprizoi sërish autoritetet”


Bora që prej ditës së sotme ka mbuluar vendin po vështirëson qarkullimin në pjesën më të madhe të rrugëve. Në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku shihet një kolonë automjetesh të bllokuara në qafën malore të Strazhës. Qytetarët komentojnë se bora ka habitur sërish autoritetet.

Reshjet e borës në Gostivar e kanë vështirësuar komunikacionin, ndërsa siç informojnë nga AMSM, ndalim për automjete të rënda është vendosur në tri linja rrugore (Gostivar – vendkalimi Strazhë, Gostivar – Mavrovê dhe Dibër – Mavrovë). Drejtuesit e mjeteve këshillohen të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore.

VIDEO
SPB Tetovë njofton se ndalesa është vendosur që nga ora 13:00 dhe rekomandohet që vozitësit të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, veçanërisht nëse lëvizin drejt zonave malore.

Baby Boo