(VIDEO) INSEKTET NË MATKË, JA ÇFARË THONË NGA QYTETI I SHKUPIT


Qyteti i Shkupit kanë bërë inspektim në terren për të analizuar fenomenin e paraqitjes së fluturave në fshatin Matkë. Ata thonë se janë konsultuar për këtë çështje me persona kompetent por, në këtë periudhë të vitit nuk mundet që të trajtohet ky insekt. Sipas tyre, viteve të kaluara paraqitja e këtij insekti është evidentuar në më shumë shtete të rajonit.

Qyteti Shkupi

“Personat profesional të NP “Parqe dhe gjelbërime”, këto ditë kanë qenë në terren ku kanë zbuluar paraqitjen e insektit që ka efekt të dëmshëm për drunjtë. Pas konsultimeve me persona profesional nga Fakulteti i Pylltarisë, është konstatuar se këtë vit është vonë që të trajtohet ky insekt, se është e nevojshme të ndiqet situata”.

Nga ky institucion kanë shtuar se vitin tjetër do të ndërmarrin masa për të parandaluar përhapjen e insektit në fjalë.

Qyteti Shkupi

“Vitin tjetër, kur kushtet atmosferike të jenë optimal, nëse ka nevojë do të intervenohet përmes spërkatjes me avion me përbërës të posaçëm. Vitin e ardhshëm Qyteti i Shkupit me programin e tij për dezinfektim do të përfshijë edhe trajtimin e këtij insekti, ku nëse paraqitet përsëri do të reagohet kundër së njëjtës”.

Banorët e Matkës ankohen se tashmë dy javë në këtë vendbanim është paraqitur një numër i madh i fluturave, të cilat gjatë ditës rijnë në drunj  dhe i dëmtojnë ato, ndërsa në mbrëmje përhapen në hapësirë.

https://youtu.be/zBLJdXeVdjY

Baby Boo