(VIDEO) Incident në Kuvend, sulmohet nënkryetari Misovski, deputetët e “Levicës” e thyen monitorin, i prishën mikrofonat dhe gjuajnë me letra


Një incident në Kuvend kanë shkaktuar dy deputetët e së majtës, Apasiev dhe Krmov, ia thyen kompjuterin nënkryetarit të Kuvendit, Goran Misovski, dhe më pas iu vërsulën atij duke tundur letrat nga amendamentet që “Levica” i kishte dorëzuar për ndryshime në rregulloren e punës.

Më pas Krmov fillon të thyejë monitorin e kompjuterit dhe kërkon përfundimin e seancës. Hedh të gjitha sendet nga tavolina e Kryetarit të Kuvendit . Krmov shkatërron edhe altoparlantin e telefonit. Sekretarja e përgjithshme e qeverisë, Cvetanka Ivanova, e cila ishte në turn pranë Misovskit, heq gotën e ujit që Krmov të mos e thyejë dhe të lëndojë dikë me gotë.

VIDEO

Baby Boo