VIDEO/ Imami thotë se deklarata e tij për Hilmi Haradinajn ishte emocionale


Një veprim i hoxhës së fshatit, i preku fort banorët e fshatit Fortesë në komunën e Rahovecit.

Të dielën, ata panë se imami i tyre Bedri Bytyçi, shkroi në Facebook, duke kërkuar që Hilmi Haradinaj, të bojkotohet nga hoxhallarët për ceremoninë mortore.

Prandaj, u mblodhën dhe vendosën që ta shkarkojnë atë. Për këtë ata nuk deshën që të flasin para kamerës.

Por, hoxha i fshatit tha për Klan Kosovën se reagimi i tij ishte emocional, dhe kishte të bënte vetëm me Ramush Haradinajn.

Baby Boo