VIDEO/ I mbetur jetim dhe pa të afërm, ky është Albi, një nga 3 djemtë e familjes Zykaj që i shpëtoi masakrëss së kushëririt


Albi Zykaj, 18-vjeç, është një nga tre djemtë e familjes Zykaj në Resulaj të Selenicës i cili i shpëtoi masakrëss që kreu një ditë më parë kushëriri i tij, Ritvan Zykaj, i arrestuar tashmë nga policia. Djali i Besim Zykajt punonte në një restorant në Vlorë dhe kjo e shpëtoi atë nga plumbat e killerit gjakftohtë.

Krahas tij kanë shpëtuar edhe dy djemtë e xhaxhait të tij, Azem Zykaj, Falkao dhe Ariel, 24 dhe 19 vjeç, të cilët gjithashtu nuk ndodheshin në banesë në momentin e masakrës.

Baby Boo