(VIDEO) Hamasi kidnapon një gjyshe 85-vjeçare: Nuk do të mbijetojë pa ilaçe


Mbesa e një gruaje të moshuar të marrë peng nga Hamasi ka paralajmëruar se gjyshja e saj është pa barna dhe “në dhimbje të mëdha”. Videoja tregon Jaffa Adarin duke u marrë përtej kufirit në Gaza të shtunën në një veturë golfi, i rrethuar nga persona të armatosur, raporton Sky News.

Gruaja 85-vjeçare është në mesin e qindra civilëve dhe ushtarëve izraelitë të marrë peng pasi Hamasi nisi një sulm të befasishëm nga Gaza të shtunën. Adwa Adar tha për Sky News se Jaffa ishte një “grua e mahnitshme dhe një gjyshe e mahnitshme” e cila u shfaq “shumë e fortë” në videon, e cila u shpërnda në të gjithë botën.

Megjithatë, Adwa pretendon se familja e saj është seriozisht e shqetësuar për atë që do të ndodhë më pas. “Jemi të shokuar, na dhemb çdo centimetër i trupit. Ne kemi shumë frikë për të, ajo është e sëmurë dhe nuk ka ilaçe me vete. Nuk e dimë as sa mund të mbijetojë pa mjekim. Ajo që dimë është se ajo ka dhimbje të forta pa mjekim, të shpresojmë të jetë gjallë, por po vuan çdo minutë”, tha ajo.

Baby Boo