(VIDEO) Gazetari grek ulëret kundër Kocaqit, Laert Vasili: I sëmurë psikik!


Debati i emisionit të parë të “360 Gradë” është komentuar edhe në mediat greke dhe madje një gazetar ka shpërthyer në ulërima kundër historianes Elena Kocaqi.

Shumë prej tyre kanë marrë material nga debati që u zhvillua në emision mes historianes Elena Kocaqi dhe Panajot Barkës.

Moderatori greke, teksa dëgjonte debatin në “360 Gradë”, bërtet në mënyrë kërcënuese pas deklaratave të Kocaqit sipas të cilës nuk ka grekë.

Duke komentuar rastin, regjisori Laert Vasili tha se gazetari grek është një i sëmurë psikik.

Vasili: “Ai gazetar është i sëmurë psikik. Është me probleme mendore. Nuk është njeri serioz. Për sa i përket kërcënimeve siç thotë Elena, unë i kam provuar vetë para vitit 2012, ku donin të më ndanin mishin copa-copa. Thjesht i shpëtova vrasjes. Sa i përket kërcënimeve, kush quhet grek, kush quhet helen, kush janë grekërit e sotëm dhe si është bërë helenizimi i arvantasve dhe sllavëve. Ne e dimë shumë mirë që nuk është larg sistemi i diktaturës, ku në minoritet nuk lejohej vendosja e emrave grekë”.

Baby Boo