(VIDEO/ FOTO) LSDM: Mickoski të përgjigjet se si e ndërtoi karrierën e tij akademike


Hristijan Mickoski ua ka për borxh qytetarëve të përgjigjet se si e ka ndërtuar karrierën e tij akademike dhe profesionale.

“Qasja deri tek informacionet tregon dyshimin se atë ndoshta e ka bërë përmes nepotizmit, duke iu falënderuar babait të tij Ivanit, profesor i etabluar në Fakultetin e makinerisë. Çka tregojnë faktet? Mickoski ka magjistruar dhe doktoruar në fakultetin ku ka ligjëruar babai i tij. Pastaj Mickoski është bërë edhe asistent i tij. Po, nga aq shumë profesorë Mickoski ka qenë asistent tek babai i tij. Mickoski duhet të del në opinion dhe të sqarojë se si e ka ndërtuar karrierën e tij akademike”, kanë thënë në LSDM.

 

Baby Boo