(VIDEO) Fëmijët që gjetën vdekjen nga zjarri ishin për vizitë te gjyshërit


Tre fëmijë nga dy motra kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm gjatë shpërthimit të bombolës së gazit në familjen Alimi, në fshatin Rramanli. Sipas fqinjëve, fëmijët, së bashku me nënat e tyre, njëra e martuar në Kumanovë, tjetra në fshatin Vishticë, në mbrëmje kanë ardhur mysafir tek prindërit e tyre. Mëngjesin e sotëm përderisa kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndejës, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë, ka ardhur deri tek shpërthimi, pas të cilit, tre fëmijët kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, ndërsa edhe shtatë anëtarët të tjerë kanë përfunduar me lëndime.

Pas denoncimit të rastit, njësitet e zjarrfikësve kanë dal në vendngjarje për të shuar flakët që kishin kapluar shtëpinë ku ndodhi shpërthimi.

Vidan Trajkovski, komandant në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve – Kumanovë: Pas lajmërimit për zjarr në ora 10.10 minuta , menjëherë jemi nisur me një automjet dhe 4 zjarrëfikës . Në vendin e ngjarjes hasëm në shtëpinë e ërfshirë nga flakët e zjarrit. Zjarri është shkaktuar nga eksplodimi i bombolës së gazit”.

Tragjedinë dhe numrin e personave që pësuan e ka konfirmuar edhe MPB , kurse në vendin e ngjarjes ishte edhe zv.ministri i MPB Agim Nuhiu.

Agim Nuhiu, zv/ministër i MPB-së: Informatat e para flasin për zjarrin e shkaktuar nga bombola e gazit, që ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit. Për fat të keq kemi të konstatuar 3 viktima. Bëhet fjalë për fëmijë prej 10 deri në 12 vjeç, kurse 7 persona të tjerë janë transferuar në Klinikën universitare në Shkup ku është duke iu dhënë trajtimi i domosdoshëm”.

Tragjedia e mëngjesit të sotëm ka tronditur rëndë edhe banorët e lagjes dhe fqinjët e familjes Aliu.

Taxhedin Esati, Bashkësia Vendore e fshatit Rramanli: Shumë na vjen keq për këtë rast , një tragjedi familjare që nuk mund të përshkruhet. Na vjen shumë keq për këtë rast të ndodhur. Lusim Zotin ata që kanë mbetur gjallë të shpëtojnë, kurse familjes durim që të tejkalojë këtë situatë”.

Në tragjedinë e sotme jetën e kanë humbur tre fëmijë, ndërsa shtatë familjarë të tjerë janë lënduar, prej të cilëve katër janë në rrezik për jetë. /SHENJA/

Baby Boo