Video/ Fëmijët i zë poshtë masivi i tullave, përpjekje të dëshpëruara të nënës


Pamjet janë të rënda dhe tregojnë momentin kur dy fëmijë të vegjël zihen poshtë nga një masiv me tulla.

Nëna e tyre, sapo pa që tullat po shkëputeshin, u turr për të shpëtuar fëmijët por gjithçka ndodhi shumë shpejt.

Më pas, në vendin e ngjarjes shkuan edhe persona të tjerë, të cilët nxorrën dhe dërguan në spital dy të vegjëlit.

Nëna u përpoq t’i tërhiqte fëmijët e saj para se tullat të binin mbi, por ishte tepër vonë.

Banorët dhe punonjësit e afërt u angazhuan për të ndihmuar nënën për të nxjerrë fëmijët dhe t’i dërgonte në spital.

Djali dhe vajza kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa pamjet e publikuara nga Daily Mail janë filmuar në Kinë.

 

Baby Boo