VIDEO EKSKLUZIVE/ INDICIDENT I RËNDË NË ‘SELMAN STERMASI’ GJAKOSET TIFOZI RUS NGA ULTRASIT E TIRANËS


Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Selman Stermasi”, në ndeshjen Tirana-Kamëz.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se një tifoz me shtetësi ruse është dhunuar keq nga tifozët e skuadrës së Tiranës.

Mësohet se tifozi rus ndodhej në seksionin e tifozerisë “fanatiks” të ekipit të Tiranës, dhe është përplasur fizikisht me tifozët e kësaj skuadre.

Shkak është bërë ofendimet e tifozit rus ndaj skuadrës së Tiranës.

Pas ofendimeve të marra, personat që bënin tifo për skuadrën bardheblu kanë dhunar keq tifozin rus i cili ishte në gjendje të dehur.

Pas incidentit, shtetasi nga Rusia, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka kërkuar ndihmë nga policia me fytyrë të gjakosur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e “Shqiponjës” të cilët kanë kërkuar autorët, por nuk kanë mundur t’i gjejnë.

Tifozi i dhunuar ka marrë ndihmë mjekësore dhe është zhvendosur në një seksion tjetër.

Në video shikohet momenti kur personi i gjakosur është marrë në mbrojtje nga personat që ndodheshin aty, para se të mbërrinin “Shqiponjat”.

Baby Boo