Video e ‘luftës’ në mes të Vlorës: Kush është ‘i forti’ që po përplas qeverinë me një gjyqtare


Ditën e mërkurë, qeveria zgjodhi që të dalë në dy konferenca për shtyp, por objektivi ishte i njëjtë. Fillimisht doli Ministria e Drejtësisë, më pas doli Ministria e Brendshme.

Në qendër të kritikave të tyre ishte një gjyqtare në Vlorë, e quajtur Herila Çela. Ajo thuhet se ka liruar një person të rrezikshëm, të arrestyar dy herë nga policia.

Por kush është ky person? Sipas Ministrisë së Brendshme, bëhet fjalë për Taulant Beqirajn.

“Gjejmë rastin të denoncojmë me forcë dhe publikisht historikun e një personi të arrestuar 2 herë brenda pak muajve për vepra të rënda penale dhe i lënë më pas në masën “Arrest shtëpie”, megjithëse herën e dytë kishte thyer këtë masë dhe u kap me armë në makinë.

Më datë 27.02.2017, shërbimet policore të DVP Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrance të shtetasit Taulant Manaj (Taulant Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit”. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 61 datë 02.03.2018 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg” për shtetasin Taulant Manaj. Me Vendimin Nr.979 datë 28.03.2018, Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest ne burg”, ne masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasin Taulant Manaj. Më datë 23.06.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Taulant Manaj (Beqiraj) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve“ dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikeve“. Me Vendim Nr. 1416 datë 06.08.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur zëvendësimin e masës se sigurimit personal “Arrest në burg” me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për një person përsëritës dhe të njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës,” bëri të ditur Ministria e Brendshme.

Mediat kanë publikuar edhe një video ku Beqiraj përplaset me një grup tjetër në mes të qytetit.

Baby Boo