Video e festës së fitores, Dritan Abazoviq ia hedh valles me këngë shqipe


Koalicioni “Për një fillim të ri” që udhëhiqet nga lëvizja URA e Dritan Abazoviq ka shpallur fitoren e komunës së Ulqinit në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtën këtë të dielë, 27 mars 2022.

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, tha se koalicioni “Për një fillim të ri” (URA, PD, SD, SDP dhe AA) ka arritur fitore absolute në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Ai tha se Ulqini ka kryetar të ri – Omer Bajraktarin.

Ky moment është shënuar me vallëzim e fishekzjarrë, teksa është publikuar edhe video ku Abazoviq ia hedh valles me këngë shqipe.

Sipas të dhënave paraprake ky koalicion që udhëhiqet nga lëvizja URA e Dritan Abazoviç ka marrë 15 mandate në Këshill i ndjekur nga DPS dhe BS nga 6 mandate.

VIDEONë Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 votues.

Të dhënat e Malit të Zi Demokratik për 93 për qind të votave të përpunuara tregojnë të njëjtat rezultate zgjedhore

Abazoviq është mandatar për kryeministër në Mal të Zi dhe ai ka thënë se do të votohet në Kuvend brenda dy javëve të ardhshme.

Baby Boo