(VIDEO) Dramë në aeroportin e Tel Avivit: Scholz zbret nga avioni dhe shtrihet në pistë me pasagjerët e tjerë


Drama e vërtetë ndodhi në aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv në momentin kur avioni i kancelarit gjerman Olaf Scholz ishte gati të ngrihej. Siç shihet edhe në videon nga rrjetet sociale, pak sekonda para nisjes kanë rënë sirenat e sulmit. Scholz ishte tashmë në aeroplan, por erdhi urdhri që të gjithë pasagjerët të dilnin prej tij dhe të shtriheshin në pistë.

Scholz u evakuua shpejt nga avioni dhe u dërgua me makinë në një strehë.

– Kancelari mundi të shihte dy shpërthime me sytë e tij – shkruan “Bild”.

Siç u njoftua, sistemi i mbrojtjes ajrore i Iron Dome i Izraelit rrëzoi raketat e Hamasit nga qielli.

“Bild” raporton se më pas është kontrolluar avioni i qeverisë gjermane për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë rrezik të mundshëm.

Pas inspektimit, Scholz dhe bashkëpunëtorët e tij u lejuan të hipnin në aeroplan dhe të fluturonin për në Kajro.

Baby Boo