VIDEO/Drama e 7-vjeçares me asmë dhe pa aparat frymëmarrjeje/ Familjes i prenë energjinë se nuk paguante dot


Një 7 vjeçare në fshatin Lekaj të Lushnjes me astmë kronikë jeton prej 10 ditësh me pamundësinë për tu furnizuar normalisht me oksigjen pasi në familjen e Stela Dervishit mungon energjia elektrike. Për një jetë normale vajza ka nevojë për përdorimin e aparaturës së frymëmarrjes disa herë në ditë, por familja Dervishi që jeton në skamje nuk ka mundësi financiare të paguajë debitin e energjisë.

Por prej 10 ditësh, Stela nuk e ka vënë asnjë herë në punë aparaturën, pasi shtëpisë së familjes Dervishi i mungon energjia elektrike. prindërit e 7 vjecares nuk kanë pasur mundësinë ta paguajnë.

Gazetari: Po pompën pse nuk e bën sot?

Stela Dervishi: Pompën do ta bëj, por nuk kam drita

Gazetari: Nuk keni drita, po pse?

Stela Dervishi: Nuk vjen ai xhaxhi që ti lidhi

Gazetari: Po pse nuk i lidh ai xhaxhi?

Stela Dervishi: Nuk kemi paguar lekët

Skamja është ulur këmbëkryq në këtë familje, por përkeqësimi i gjendjes së 7-vjeçares është shqetësimi kryesor për tre anëtarët e tjerë.

Tefta Dervishi, nëna e Stelës thotë se e kanë të pamundur të paguajnë detyrimet financiare për energjinë elektrike. Por apeli është i fortë! Ajo kërkon vetëm një llampë dhe një prizë për të vënë në punë aparaturën që i jep frymë vajzës 7 vjecare.

Tefta Dervishi: Kam 10 muaj pa paguar dhe nuk kam mundësi ti paguaj. I lutem shtetit të më ndihmojë, të paktën të kem një llambë dhe ti vendos pompën vajzës që të marrë frymë, sepse nuk merr dot frymë po nuk pati pompën atje.

Familja me 4 anëtarë jeton mes vështirësive të mëdha në këtë banesë thuajse të rrënuar në Lekas të Lushnjes, por thonë se kurrë nuk kanë marrë asnjë ndihmë pavarësisht varfërisë ekstreme që i ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. /Ora News

Baby Boo