VIDEO/ Digjen kopjet e Kuranit në Norvegji


Udhëheqësi i një grupi kundër “islamizimit” të Norvegjisë u sulmua nga disa burra pasi ai nisi t’i vinte zjarrin një kopjeje të Kuranit gjatë një demonstrate. Pamjet tregojnë momentet kur policia ndërhyn për të ndaluar përleshjen.

Një demonstrim i mbajtur nga lëvizja “Stop Islamizimit të Norvegjisë (SIAN)” në qytetin e Kristiansand u kthye në dhunë pasi udhëheqësi i grupit, Lars Thorsen, kundërshtoi një urdhër policie kundër djegies së librit të shenjtë musliman. Tubimi ishte aprovuar nga autoritetet lokale, por policia kishte paralajmëruar SIAN kundër djegies së Kuranit, pasi grupi tha se planifikonte ta bënte këtë.

Dy kopje të tekstit të shenjtë u hodhën në një kuti plehrash gjatë tubimit, ndërsa Thorsen i vuri zjarrin një tjetri.

Veprimet e tij të tmerrshme nxitën kundërshtinë e të pranishmëve, të cilët u mblodhën rreth gardhit dhe sulmuan liderin e SIAN-it.

Si Thorsen, ashtu edhe sulmuesit e tij u arrestuan nga policia, njoftojnë mediat. Në një video, Thorsen shihet teksa drejtohet nga policia me duar pas shpinës, ndërsa një sulmues ndaj tij shtrihet në tokë nga një grup policësh.

Thorsen nuk është i panjohur për polemika dhe islamofobi. Kohët e fundit ai mori një dënim me burg për shpërndarjen e pamfleteve anti-Islame ku përdorej gjuhë urrejtjeje”.

Baby Boo