(VIDEO) DETAJE PËR NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES PËR EMRIN


Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias hodhën sot në Prespë të Greqisë nënshkrimet e tyre mbi marrëveshjen për zgjidhje e konstestit 27-vjeçar për çështjen e emrit. Kjo marrëveshje është rezulatat i negociatava intensive gjashtëmujore mes palëve, nën udhëheqjen e ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, në mesin e të cilëve ishte edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogerini, eurokomesari për Zgjerim, Johanes Han dhe ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic. Kryeministrat e dy vendeve, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, në paraqitjet e tyre në kuadër të ceremonisë, u shprehën se kjo është një arritje historike dhe me këtë hapet një kapitull i ri i marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

ALEKSIS CIPRAS, KRYEMINISTËR I GREQISË  

“Duam të bëjmë një hap për të harruar plagët e të kaluarës, jo vetëm për vendet tona por edhe për Evropësn për të shkuar përpara për një ardhmëri më të mirë. Kjo do vë themelet e një epoke të re. Unë me Zaevin vendosëm të tejkalojmë vështirësitë. Dua të falënderoj OKB dhe Nimicit që 25 vjet përpiqet të zgjidh çështjen. Marrëveshja nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë, sepse sot është ditëlindja e Nimicit. Kërkoj nga qytetarët të lexojnë marrëveshjen pa paragjykime. Në të shihet fryma patriotike e dy palëve. Është një marrëveshje patriotike. Kemi detyrë histroike të vazhdojmë këtë rrugë dhe jam optimist që dy popujt tonë do jenë shembull i bashkëpunimit në këtë rajon jostabil. Të kemi një rrugë të përbashkët evropiane”.

Zaev u shpreh se është një hap i guximshëm dhe se procesi i solli vendit një mik.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË

“ Ndjenja ime sot është që me nënshkrimin e marrëveshjes për emrin kemi zhvendosur mal. Kur shumë dyshuan ne dëshmuam që është e mundur. Vendosëm fund një kontesti, çështja ka qenë e hapur tre dekada, shqetësime serioze për veprime të pakëndshme. Kjo ceremooni është kulminaion i përpjekjeve tona për të gjetur zgjidhje në interes të qytetarëve. Për mu është e rëndësishme se këto tre dekada na mësuan se vizionet mund të arrihen me guxim, se duhet të mësojmë nga historia dhe jo ta përsërisim, se kur vendet janë nnë paqe ashtu është edhe bota. Në themelet e të kaluarës ndërtojmë ardhmëri”.

Ndërkohë, Nimic përgëzoi palët për arritjen e marrëveshjes

METJU NIMIC, NDËRMJETËS I OKB-SË

“Duke punuar shumë vite në këtë çështje, besoj se marrëveshja është një interes strategjike të të dy vendeve. Ishte nder që kam punuar në këtë proces dhe me minsitrat. Ishte proces i gjatë dhe i vështirë, por rezultoi me marrëveshje të ndershme dhe mund të shërbejë si shembull për rajonin se dy vende mund të zgjidhin konteste nëse duam. Familjes time i thash se këtë vit nuk dua dhuatë për ditëlindje sepse dy kryemistrat do të më bëjnë një dhuratë të mëdha. Me nënshkrimin e marrëveshjes mbaron puna ime dhe shpresoj se vendet do të përmirësojnë raportet”.

I gjithë procesi i nënshkrimit të marrëveshjes kaloi në një atmosferë shumë miqësore. Procesi i negociatave mes palëve për arritjen e zgjidhjes filloi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa kryeministrat dakorduan marrëveshje para disa ditëve.

Baby Boo