Video/ “Çmenden” të rinjtë në SHBA, thyejnë karantinën dhe filmohen duke …


1.000 të rinj e të reja në Chicago të SHBA-ve, kanë “thyer” karantinën dhe kanë nisur një festë të “shthurur” në një apartament në zonën West Side.

Video, e festës është bërë virale në rrjete sociale. Në të shihen qindra të rinj, teksa vallëzonin, pinin alkool apo bisedonin shumë pranë njëri tjetrit, duke shkelur kështu edhe distancimin social. Megjithëse masat kanë qenë tepër të rreptë përsa i përket urdhrat për parandalimin e COVID-19, të rinjve nuk i ka bërë përshtypje dhe kanë vijuar qejfet e tyre.

“Ne ishim rreth 1.000 vetë në oborr dhe në ambientet e shtëpisë. Kishte vërtetë shumë njerëz. Unë nuk shqetësohem për koronavirusin, nëse nuk e kisha më parë, e kam marrë tani”, tha një i ri 23 vjeçar i pranishëm në festë.
Sakaq, kujtojmë që SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë, deri më tani janë raportuar 987,916 të vdekur, ndërsa 55,425 të tjerë janë shpallur të vdekur, shkruajnë mediat e huaja.

Baby Boo