Video/ Brenda qendrave të masazhit ‘special’ në Tiranë… baza të prostitucionit


Vajza të reja të kamufluara si masazhatore, ushtronin prostitucion në kryeqytet, ne qendra masazhi. Pas hetimeve që zgjatën rreth 7 muaj, Policia e Tiranës zbuloi se në qendrat masazhatore “Lefteri Beauty Centre”, “Tirana Masazh”, “Pushi Masazh” dhe “SPA Megu” përveç shërbimeve estetike ushtrohej edhe prostitucion.

Qendra e masazheve “Lefteri Beauty center”, ndodhet ne rrugen e dibres. Kjo qender, tashmë e bllokuar me shirit policie,administrohej nga një prej vajzave të arrestuara, 34-vjecarja Lefteri Qerama. Në derën e jashtme të këtij ambienti shënohen disa shërbime që ofrohen aty, kryesisht për femra. Megjithatë, klientët që paguanin për masazhe ekstra ishin meshkuj.

Nga kërkimet në rrjetet sociale rezultojnë dy adresa të hapura nga administratorja e kesaj qendre. Në postimet e saj shfaqen vajza të reja me veshje provokuese, ndërsa reklamohen masazhet relaksuese.

Të gjithë klientët e interesuar për masazhe duhet të paguajnë deri ne 50 mijë lekë te vjetra për 60 minuta. Ajo që bie në sy është fakti se kjo qender bënte shpesh njoftime për punesimin e vajzave të moshes 20 deri në 35 vjecc, me ose pa eksperience dhe ne rrjetet sociale publikonte foto apo video te tyre, me mbishkrimin, staf i ri. Pas një kërkimi në Qendrën kombëtare të biznesit rezulton se 34 vjeccarja Lefteri Qerama e ka nisur këtë biznes që në maj të vitit 2016.

Më diskrete ishte qendra e masazheve “Pushi masazh” në zonën e ish bllokut e administruar nga Anisa Mukaj, tashmë e arrestuar. Ajo ndodhej në katin e 5 të një pallati në rrugën ismail qemali dhe si njoftim kishte vetëm një tabelë në hyrje të pallatit ku shënohej edhe numri i telefonit. Bazuar në të dhënat e QKR ky biznes funksiononte që në shkurt të vitit 2016.

Ndërsa qendra Tirana Masazh me administrator Henkel Daka, tashmë I arrestuar, nuk rezulton I reklamuar në facebook apo në rrugën Sami Frashëri ku është bisnesi.

Edhe në QKR ky biznes nuk rezulton i regjistriuar. E njëjta gjë ndodh edhe me qendren e masazheve “SPA Megu” me administrator 43 vjeccarin me iniciale M.M I cili është shpallur në kërkim. ne keto qendra policia sekuestroi ne cilesine e provs materiale 2 dvr kamera vezhguese, 8 aparate celulare dhe disa pako me prezervative.

Nga hetimet dhe vëzhgimet e policisë rezultoi se përvec masazhit standard vajzat e punësuara në këto qendra ofronin favore seksuale kundrejt pagesës nga 100 deri në 200 euro . 7 prej punonjëseve u proceduan nga policia për ushtrim prostitucioni.

Baby Boo