VIDEO/ Bojko Borisov kërkon falje: Bëra gabim që thash, “Maqedonas të Veriut”


Kryeministri bullgar, Bojko Borisov, kërkoi falje para opinionin në Shkup në lidhje me atë që para pak kohe qytetarët e Maqedonisë së Veriut i quajti maqedonas të veriut. Ai tha se qenw njw gabim i pa qwllimt.

Se a do ta bllokojë Bullgaria Maqedoninë e Veriut në fillim të negociatave me BE-në, nëse komisionet nuk arrijnë marrëveshje, në këtë pyetje, Borisov u përgjigj se as nuk dëshiron të mendoj se mund të parashtrohet një çështje e tillë.

“Nuk do të lejojmë që të bllokohet Maqedonia, në asnjë rast nuk dua as që të mendoj. Është gabimi im që thash maqedonas të veriut, më falni, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më falni. Kur thash maqedonas të veriut, u prezantua sikur dua të vras dikë. Gabova pa qëllim dhe ja edhe publikisht kërkoj falje për këtë”, deklaroi Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë.

Borisov nuk e lejoi gazetarin bullar as të parashtrojë pyetje çka do të ndodhë nëse nuk arrihet kompromis mes komisioneve, ai nuk lejonte që gazetari të përfundoj fjalinë dhe disa herë përsëriti – është e patjetërsueshme që të arrihet marrëveshje. Pyetjes se pse në Sarajevë ka thënë se Goce Dellçev është bullgar, në vend që komisionet të sjellin vendim për këtë gjë, ai nuk ndryshoi qëndrimin.

“Thash se Goce Dellçev është bullgar i cili ka luftuar për lirinë e Maqedonisë. Kjo ishte deklarata. Që të mos më parashtroni pyetje tjera në të ardhmen, profesori Angell Dimitrov është i gatshëm tu përgjigjet pyetjeve për Goce Dellçevin, për kryengritjet, organizatat. Që të mos ketë hapësirë për sulme të ngjashme politike, ju lutem t’i drejtoheni atij. Kur do të ma japin dosjen se çfarë është dakorduar mes komisioneve, atëherë ne në Bullgari do të vendosim çfarë duhet të bëhet. Këtë skenar duam ta shmangim me çdo kusht”, shtoi Borisov.

Ne jemi shembull për Evropën perëndimore dhe Ballkanin. Nuk do të ishte e mundur marrëveshja me Greqinë nëse nuk arrinim marrëveshje me Bullgarinë, theksoi kryeministri Zaev.

“Arritëm marrëveshje dhe tashmë së bashku festojmë personazhe dhe ngjarje nga historia jonë e përbashkët, e dy vendeve dhe popujve. Vendosëm që katër personazhe historike të festojmë së bashku, kështu që premtoj se do të gjendet zgjidhje edhe për personazhin historik, heroin Goce Dellçev. Dellçev është person, hero që i lidh dy popujt. Andaj edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Bullgari vazhdojmë t’i japim respekt përmes gjuhës për mirëkuptim të ndërsjellët”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Në pres konferencën e përbashkët, Borisov dhe Zaev, informuan se vitin e ardhshëm Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria së bashku do të kryesojnë në Procesin e Berlinit që do të mbahet në Shkup dhe Sofje. Pas takimit në Qeveri, Zaev dhe Borisov shkuan në varrin e Goce Dellçevit, në kishën Shën Shpëtimi, ku vendosën kurora dhe lule të freskëta. Borisov kishte takim edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski. Këtë pasdite në Dojran u vendosën lule edhe në përmendoren e rinovuar të kolonelit bullgar, Konstantin Kavarnalliev.

Baby Boo