VIDEO/ Beteja e pazakontë midis dhelprës dhe shqiponjës

Pamjet e pabesueshme tregojnë një betejë epike që ndahet mes një dhelpre të re dhe një shqiponje tullace, pasi zogu gjigant grabitqar përpiqet t’u vjedhë drekën, një lepur.

Sigma Doors

Videoja e marrë nga Zachary Hartje tregon vrapimin e dhelprës me lepurin në gojë, e cila papritmas sulmohet nga një shqiponjë, e cila arrin të kapë lepurin. Por, dhelpra e ka shtrënguar fort prenë me nofullat e saj dhe për pasojë merret bashkë me të nga shqiponja. Çifti fillon duel në qiell.

Incidenti dramatik, i kapur në San Juan Island në veriperëndim të Uashingtonit, u dokumentua gjithashtu nga Kevin Ebi nga Living Wilderness. Ebi, i cili fotografon rregullisht dhelprat në zonë, e përshkroi momentin si një “veprim veçanërisht dramatik të vjedhjes”.

Ebi tha se mendonte se dhelpra do të lëshonte lepurin dhe do t’i jepte shqiponjës tullace një darkë të lehtë, por u befasua kur ajo u përfshi në betejë me zogun.

E gjithë beteja zgjati më pak se 8 sekonda.

Shihni videon për fituesin këtu

Fox kit 1. Eagle 0 #sanjuan #eagles #fox #foxkit #summer2018 #viral

Publiée par Zachary Hartje sur Dimanche 20 mai 2018