VIDEO: 39 palestinezë lirohen nga burgjet izraelite


39 palestinezë që ndodheshin në burgjet izraelite u liruan sonte në përgjigje të Hamasit që liroi 17 pengje. Ky është shkëmbimi i tretë i tillë i të burgosur me pengje që nga fillimi i armëpushimit.

Më herët, Hamasi i dorëzoi Kryqit të Kuq 17 pengje, duke përfshirë 14 izraelitë, tre tajlandez dhe një rus. Mes të liruarve ka disa fëmijë, më i vogli është katër vjeç me nënshtetësi izraelito-amerikane.

Pas lirimit të pengjeve dhe të burgosurve palestinezëve, Hamasi bëri thirrje për zgjatjen e armëpushimit sonte.

Baby Boo