Victoria tregon dhëmbët për herë të parë duke buzëqeshur, David Beckham tallet me të


“Moda ka vjedhur buzëqeshjen time”, kështu është justifikuar gjithmonë Victoria Beckham për faktin që e shohim kaq rrallë të buzëqeshë.

Por mesa duket ajo e paska “thyer” këtë rregull dhe ka vendosur që të buzëqeshë dhe ne mendojmë se është merita e djalit të saj Cruz Beckham.

Ai ka postuar një foto në Instagram me të ëmën e tij, teksa shfaqen të dy duke buzëqeshur.

“Mesa duket mamaja ime buzëqesh”, ka shkruar ai tek fotoja.

Përpos këtij fakti ka rënë në sy dhëmbët shumë të bardhë të saj dhe sigurisht që kanë tërhequr vëmendjen e bashkëshortit të saj, David Beckham.

Ai e ka shfrytëzuar pak këtë situatë për të bërë shaka dhe i ka krahasuar dhëmbët e saj me Ross të serialit “Friends”

Baby Boo