Vice Zaev: Bisedat e publikuara janë gënjeshtra nga persona të tretë

Vice Zaev, vëllai i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev në shkresën deri te mediat thotë se bisedat e publikuara janë gënjeshtra nga persona të tretë të cilët nuk do t’i ndalojnë të japin paga dhe të paguajnë tatime.

“Gënjeshtrat e publikuara nga persona të tretë nuk do t’i pengojnë Zaevët të japin rroga dhe të paguajnë tatime. I hedh poshtë si gënjeshtra dhe manipulime muhabetet e publikuara ku persona të tretë përmendin emrin tim. Këto janë gënjeshtra të dala nga bodrumet fejk njuz të opozitës. Zaevët janë të ndershëm dhe maqedonas të vlefshëm. Instalimet e regjimit nuk do të na ndalin të vazhdojmë të japim rroga, të paguajmë tatime dhe t’i ndihmojmë qytetarët”, ka thënë Vice Zaev.

Ai ka reaguar ndaj audio- incizimit që sot është publikuar në kanalin Jutjub të titulluar “Vice mafiozi”. Biseda ku dëgjohen dy persona është emërtuar si “Vice jep dritë të gjelbër që të ndez makina”.

Baby Boo