Veturat e vjetra kanë 25% më shumë gjasë të shkaktojnë vdekjen e njerëzve


Një studim i fundit i realizuar në Australi ka hedhur dritë mbi një prej temave më të përfolura të këtyre ditëve.

Me shfuqizimin e ligjit për ndalimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet, janë shkaktuar edhe reagime të shumta nga komuniteti automobilistik.
Kosova është shndërruar në një deponi e madhe për veturat e vjetar nga Evropa dhe ky trend do të vazhdojë pas shfuqizimit të këtij ligji.
Ky vendim u cilësua i rrezikshëm nga shumë njohës të komunikacionit rrugor dhe të mbrojtjes së ambientit, ku përpos ndotjes së ambientit, veturat e vjetra nuk janë të afta që të mbrojnë pasagjerët e as kalimtarët kur ndodhin aksidentet.

Në Australi në një studim të realizuar gjatë viti 2017 është konstatuar sesi thjesht Australia po tenton që në 20 vitet e ardhshme të shpëtojë brenda një viti 1300 jetë njerëzish nga aksidentet.

Sipas këtij studimi, Australia duhet të ulë mesataren e vjetërsisë se veturave për vetëm 1 vjet, nga 9.8 sa është aktualisht në 8.8 në mënyrë në 20 vitet e ardhshme të shpëtohen këto 1300 jetë apo më shumë.

Edhe veturat e prodhuara para vitit 2000 janë vetëm 20 për qind të pjesëmarrjes së gjithë veturave në komunikacionin australian, ato përbëjnë plot 33 për qind të aksidenteve që përfundojnë me fatalitet.

Ndërkaq, veturat nga vitet 2011 deri 2016 edhe pse janë 31 për qind i numrit të përgjithshëm të veturave në qarkullim, ato ishin përgjegjëse për vetëm 13% të aksidenteve që përfunduan me fatalitet.

Jack Goodwin nga ANCAP tha se veturat e vjetra kryesisht drejtohen nga ngasës të prirur për të rrezikuar.

“Është fatkeqësi që ne po shohim drejtuesit më të prirur për të rrezikuar, të rinjtë dhe ata që kanë më së paku përvojë, që kërkojnë të drejtojnë veturat më të vjetra”, theksoi ai.

Po ashtu në Australi është kërkuar reagim nga Qeveria e Australisë, për të rritur taksat për importimin e veturave të vjetra, por kjo nuk po ndodh ku po i kontribuohet sjelljes së veturave të vjetra dhe rritjes së rrezikut në rrugë. Për krahasim, mosha mesatare e veturave ne Kosove është me e larta ne Evrope – afërsisht 19 vite, pra dy here më e madhe se në këtë studim prandaj mund vetëm ta imagjinojmë se çka do të thotë kjo për qytetarët e Kosovës.

Baby Boo