Vetura përplas motoçikletën e policisë, lëndohet polici!


Sapo ka ndodhur një aksident në afërsi të shkollës “Liria” në Tetovë, ku një veturë e tipit “Mercedes” ka aksidentuar motoçikletën në të cilën po vozitej polici.

Sipas informacioneve të Pa Censurë, shoferi i veturës “Mercedes” ka humbur kontrollin dhe ka goditur motoçikletën.

Shoferi i veturës “Mercedes” sipas informacioneve të para thuhet se ka ngarë veturën në gjendje të dehur.

Nga ky aksident ka ngelur i lënduar polici i cili voziste motoçikletën, por i njëjti është dërguar në Spital.

MPB ka dalë në terren për të dhënë detajet… /PaCensurë

Baby Boo