Vetura ka goditur një person në Tetovë


Me 31.12.2018 rreth orës 13.00 në Tetovë në rrugën “Nikolla Tesla”, F.V.(31) nga Tetova duke drejtuar veturën e tipit “Seat Kordoba” me targa nga Tetova e ka goditur këmbësorin A.A. nga Tetova, transmeton Almakos.

A.A. është lënduar rëndë dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes. Po punohet për zbardhjen e rastit.

Baby Boo